LISTA ZYRTARE

BOROZANI/ Erdis Driza
Me Currin, Hoxhën e Jashanicën
19 May, 2014 @12:57
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, sot në konferencën për media të mbajtur në ambientet e hotelit Emerald, ka prezentuar lostën e lojtarëve të cilët do të jenë në dispozicion të tij për ndeshjet miqësore kundër Turqisë dhe Senegalit.
Surpriza më e madhe e listës së Bunjakit është ish reprezentuesi i Shqipërisë, Debatik Curri, i cili do të jetë shtylla kryesore e mbrojtjes kosovare për këto dy ndeshje.
Bajram Jashanica i Besës së Kavajës dhe Yll Hoxha i Kukësit janë dy futbollistët që do ta përfaqësojnë Kosovën nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, kurse nga Superliga e Kosovës janë ftuar Kushtrim Mushica i Prishtinës dhe Mentor Zhdrella i Dritës.
Lojtarë si Beg Ferati, Arlind Ajeti e Ylli Sallahi, të cilët janë përmendur shpesh nëpër media se do të jenë pjesë e Kosovës, nuk janë përfshirë në këtë listë për shkaqe të ndryshme.
Lista e Albert Bunjakit
Portierë: | Samir Ujkani, Kushtrim Mushica, Julian Bibleka | ||
Mbrojtës: | Lum Rexhepi, Shkodran Metaj, Kristian Nushi, Fanol Perdedaj, Debatik Curri, Bajram Jashanica | ||
Mesfushorë: | Anel Rashkaj, Enis Alushi, Liridon Krasniqi, Faton Toski, Enis Bunjaku, Mentor Zhdrella, Mehmet Hetemaj, Eroll Zejnullahu, Yll Hoxha, Imran Bunjaku | ||
Sulmues: | Albert Bunjaku, Albion Avdijaj, Alban Bunjaku, Dardan Rexhepi |