GREUTER FURTH

Azemi e Mavraj, pa fat
18 May, 2014 @19:04
Sulmuesi i përfaqësueses kosovare, Ilir Azemi dhe qendërmbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Mërgim Mavraj, nuk kanë arritur të kualifikojnë ekipin e tyre, Greuter Furth, për në Bundesligë.
Kjo, pasi që ekipi i tyre ka barazuar ndaj Hamburgut në Troll Arena 1-1 si vendas, që la Hamburgun ekip të Bundesligës për shkak të golave të shënuar si mysafir. Ndeshja e parë e zhvilluar e Play-Outit kishte përfunduar 0-0 në Hamburg.
Azemi dhe Mavraj ishin nga 90 minuta në fushë, derisa ekipi i tyre ra heret në disavantazh kur Pierre Lasogga shënoi për 0-1. Përkundër se Greuter Furth arriti të barazojë me anë të Stephan Furstnerit në 1-1, në fund nuk patën fat për të shënuar edhe njëherë - për rikthimin e tyre në Bundesligë.
Në anën tjetër, me këtë, Hamburg mbetet ekipi i vetëm në Gjermani që nuk ka rënë asnjëherë në kategori më të ulët të garave se liga elite gjermane.