PRISHTINA

BOROZANI/Erdis Driza
Mposhtin Drenicën, shpresojnë te Drenica
18 May, 2014 @18:36
Prishtina ka arritur të shënojë fitore në ndeshje ndaj Drenicës sot, 2-1.
Skuadra e Suad Keçit ka qenë tejet e interesuar për fitore dhe përkundër lojës së mirë të të dyja palëve - ata në fund kanë arritur që të arrijnë te fitorja në saje të kapitenit Driton Krasniqi, që ka shënuar golin vendimtar dhe të fitores.
Me fitoren 2-1 sot, Prishtina ka kaluar në vend të dytë të tabelës dhe do të shpresojë që pikërisht Drenica t’i ndihmojë atyre xhiron që vjen pasi që ndeshet me Llamkos Kosovën.
Llamkos Kosova ka 4 pikë më shumë se Prishtina, derisa në ndeshjen e fundit të kampionatit, vushtrriasit presin Prishtinën në Ferki Aliu.
Golat në ndeshjen e sotme erdhën në pjesë të dytë të gjitha, pasi që Azem Ahmeti kaloi kampionin aktual në epërsi, Granit Arifaj i kuqezinjëve barazoi në 1-1, para se Krasniqi të vuloste fatin e takimit dhe të mbajë gjallë shpresat prishtinase për titull.