ZVICRA

Albian Ajeti shkëlqen për Baselin
18 May, 2014 @18:29
Albian Ajeti ka shënuar golin e tij të parë në Superligën e Zvicrës. Talenti 17 vjeçar i Basel shënoi në minutën e tetë të ndeshjes Basel - Lausanne Sport, që përfundoi me fitoren 4-2 të ekipit të tij.
Albiani, së bashku me vëllaun e tij të madh, Arlindin, ishin titullarë në këtë ndeshje për Baselin, ndërsa ndryshe nga Arlindi, kjo ishte hera e parë për Albianin që e filloi një ndeshje të Superligës nga minuta e parë.
Baseli javën e kaluar e kishte siguruar titullin e kampionit dhe kjo ndeshje nuk kishte kurrfarë rëndësie për radhitje tabelare.