PËRFAQËSUESJA

Çka ndryshoi në listën e Bunjakit?
19 May, 2014 @13:34
Kosova në ndeshjet kundër Turqisë dhe Senegalit do të dal me mungesa shumë të mëdha. Tetë futbollistë nga lista e fundit që ishte për ndeshjen kundër Haitit, nuk janë përfshirë në listën për dy miqësoret e radhës, ndërsa pesë prej këtyre tetë futbollistëve ishin titullarë në ndeshjen e parë historike të Kosovës.
Shtylla e mbrojtjes e përbërë nga Avni Pepa dhe Loret Sadiku, njëri prej mesfushorëve më me përvojë, Ardian Gashi, si dhe dy nga sulmuesit më në formë, Ilir Azemi dhe Shpëtim Hasani, janë titullarët e ndeshjes kundër Haitit që nuk janë në listën e sotme të përzgjedhësit Bunjaki, ndërsa këtyre iu bashkuan edhe Zymer Bytyqi, Flamur Kastrati dhe Bersant Celina.
Arsyet kryesore të mungesës së këtyre futbollistëve janë problemet me lëndime dhe angazhimet e tyre me klubet përkatëse për shkak se datat kur do të luhen ndeshjet kundër Turqisë dhe Senegalit nuk janë data të lira nga FIFA.
Lojtari më i rëndësishëm nga emrat e rinjë në listën e Bunjakit është padyshim Debatik Curri. Kjo për shkak të përvojës ndërkombëtare të ish reprezentuesit të Shqipërisë dhe pozitës të cilën ai e luan, pasi që Bunjaki më së shumti ‘kokëdhimbje’ kishte për pozitën e mbrojtjes.
Ndër emrat e tjerë të rinjë janë edhe Mehmet Hetemaj, Dardan Rexhepi e Mentor Zhdrella, pastaj dyshja nga Kategoria Superiore, Yll Hoxha dhe Bajram Jashanica, si dhe futbollistët e rinjë dhe të talentuar si Eroll Zejnullahu, Albion Avdijaj dhe Imran Bunjaku.
Futbollistët të cilët kanë qenë në listën e fundit, por tani nuk janë:
1 | Loret Sadiku | Helsingborg (Suedi) | ||
2 | Avni Pepa | Sandnes Ulf (Norvegji) | ||
3 | Ardian Gashi | Helsingborg (Suedi) | ||
4 | Bersant Celina | Manchester City (Angli) | ||
5 | Shpëtim Hasani | Orebro (Suedi) | ||
6 | Flamur Kastrati | Stromsgodset (Norvegji) | ||
7 | Ilir Azemi | Greuther Furth (Gjermani) |
Emrat e rinj në listën e Kosovës:
1 | Debatik Curri | Sevastopol (Ukrainë) | ||
2 | Bajram Jashanica | Besa Kavajë (Shqipëri) | ||
3 | Mehmet Hetemaj | Honka (Finlandë) | ||
4 | Mentor Zhdrella | Drita (Kosovë) | ||
5 | Eroll Zejnullahu | Union Berlin (Gjermani) | ||
6 | Imran Bunjaku | Grasshopper (Zvicër) | ||
7 | Albion Avdijaj | Wolfsburg (Gjermani) | ||
8 | Dardan Rexhepi | Brommapojkarna (Suedi) |