REAL MADRID 2-0 CELTA
Mbretërit në krye
2 January, 2021 @23:30
Real Madrid ka marrë kreun e LaLigas me ndeshje më shumë të zhvilluara sesa rivali lokal Atletico Madrid, duke e mposhtur Celta Vigon 2-0 [Vazquez 6, Asensio 53] sonte.
Madrilenëve u mungonte kapiteni Sergio Ramos për shkak të sëmundjes, por ekipi u gjet mirë në fushë pa të dhe shpejt arriti te goli për të çuar ndeshjen deri në fund sigurt dhe me fitore.
Me fitore, Real Madrid pas 17 ndeshjeve të zhvilluara ka vendin e parë me 36 pikë, ndërsa ndjekësi Atletico Madrid me 14 të zhvilluara ka 35 pikë.
NOTAT E LOJTARËVE:
Real Madrid - Courtois 5, Carvajal 7, Nacho 7, Varane 6, Mendy 7, Casemiro 5, Modric 7, Kroos 6, Vazquez 8, Benzema 6, Asensio 8. Rez.: - Hazard 5, Valverde, Militao, Mariano, Vinicius.
Celta Vigo - Blanco 5, Mallo 5, Murillo 5, Araujo 6, Olaza 5, Tapia 7, D. Suarez 4, Mendez 5, Nolito 6, Aspas 6, Mina 5. Rez.: - Beltran 5, Baeza 5.