Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA C4: KAZAKISTANI 0-0 SHQIPERIA

Mbrojtje stabile, pa efekt në sulm - barazim zhgënjyes

Fotot: FSHF

Mbrojtje stabile, pa efekt në sulm - barazim zhgënjyes


11 October, 2020 @17:04

Kuqezinjtë kanë treguar lojë të mirë, më kërkuese në pjesë të dytë, por përkundër rasteve ka munguar finalizimi për të sjellë fitoren ndaj Kazakistanit në Astana sot, 0-0.

Barazimi i parë në grup për djelmoshat e drejtuar nga Edoardo Reja, derisa mbrojtja me Berat Djimsitin, Kastriot Dermakun dhe Marash Kumbullën ka qenë më se stabile, duke mos i dhënë raste kundërshtarëve.

Albania

Në anën tjetër, edhe pse mesfusha mundohej, sulmi ka qenë zhgënjyes dhe e vetmja pjesë e lojës që ka munguar sot te kuqezinjtë, që në fund duhet të kënaqen me barazim zhgënjyes 0-0 pasi që Kazakistani ishte rival shumë më i dobët.

TABELA AKTUALE dhe KALENDARI I GARAVE

Gjithsesi, ka shpresa për luftë për vend të parë në grup, por tani duhet kërkuar fitoren në Lituani tre ditë më vonë, ku do të udhëtojnë kuqezinjtë.

Amir Abrashi

Për tu mos harruar nga kjo ndeshje, rasti ideal i zëvendësuesit Taulant Seferi që mbeti vetë para portierit kazak 3 minuta para fundit të ndeshjes për të qëlluar portierin nga tentimi i tij nga e djathta e portës prej afro 10metrave.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve