Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CELTA 0-3 BARCELONA

Me 10 lojtarë, Barça fiton përsëri

Me 10 lojtarë, Barça fiton përsëri


1 October, 2020 @23:58

Barcelona ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në edicionin e ri të LaLigas, duke e mposhtur Celtën Balaidos 0-3 [Fati 11, Olaza 51ag, Sergi 90+5].

Katalonasit dominuan në pjesë të parë, derisa talenti i ri i klubit Ansu Fati hapi serinë e golave.

Më pas Lenglet u skuq nga referi, për ta lënë ekipin që prej minutës së 42 të ndeshjes me 10 lojtarë.

Por goli i shpejtë i Barcelonës me të filluar pjesa e dytë, shënuar si autogol i Olazas, pas depërtimit indvividual të Leo Messit dhe krosimit të tij, i dha fund shpresave të vendasve.

Deri në fund, ka qenë Sergi Roberto që përcaktoi rezultatin përfundimtar 0-3, ndërsa nga zëvendësimet e Ronald Koemanit sonte, janë futur në lojë Araujo në vend të Griezmannit, Pedri në vend të Coutinhos dhe Trincao në vend të Fatit.

Golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga La Liga