Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOS BLANCOS

Më 11 maj, mbretërit rifillojnë përgatitjet

Më 11 maj, mbretërit rifillojnë përgatitjet


2 May, 2020 @17:55

Në qendër stërvitore të përshtatur me rregullat e ruajtjes së shëndetit, Real Madrid do të nis stërvitjet më 11 maj, shkruan Foot Espana sot.

Futbollistët e ekipit dhe stafi do të mësohen se si të mbajnë distancë gradualisht në stërvitje ekipore, ndërsa lojtarët do të jenë të ndarë në grupe të vogla.

Real Madrid është në vend të dytë të renditjes së LaLigas, me dy pikë më pak sesa liderja Barcelona.

LaLiga u ka treguar të gjithëve se futbolli nuk mund të luhet deri në momentin që të gjitha ekipet me stafet e tyre të testohen për coronavirus.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga