Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ

Me 12 lojtarë, Ferizaji vazhdon edhe në Superligë

Fotot: KFFerizaji/fb

Me 12 lojtarë, Ferizaji vazhdon edhe në Superligë


2 June, 2022 @15:05

Pas arritjes së Superligës si fituesi i Ligës së Parë Grupi B, Ferizaji pos rikthimit të disa lojtarëve në ekip, ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën edhe me 12 lojtarë të ekipit aktual, që kanë bartur barrën kryesore në Ligë të Parë.

Kështu, sipas njoftimit të lëshuar ditë më parë, Ferizaji që drejtohet nga Arbnor Morina, ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratat me 12 futbollistë aktual të ekipit.

Klubi ka arritur marrëveshje me, Kenan Orana, Ramush Ramadani, Gzim Rusi, Bleon Shaqiri, Florim Berisha, Enis Sefa, Laurent Biba, Ergon Hyseni, Genc Berisha, Behar Bardhi, Elbasan Thaqi dhe Edison Rexhepi.

Përveç kësaj, ata sot kanë khtyer edhe portierin ferizajas Leutrim Rexhepi në ekip, që ka ardhur nga Drita, pjesë e së cilës ka qenë deri sot.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga