Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HEUNG MIN

Me armë 10/10, ndër ushtarët më të mirë, Son kryen shërbimin

Me armë 10/10, ndër ushtarët më të mirë, Son kryen shërbimin


8 May, 2020 @11:44

Futbollisti jugkorean i Tottenham Hotspurit Heung Min Son ka kryer sot zyrtarisht shërbimin ushtarak në vendin e tij.

Njoftimin e ka bërë të ditur The Korea Herald sot, duke treguar edhe fakte interesante për reprezentuesin e vendit të tyre.

Heung Min Son

Son ka qenë i saktë qindpërqind në gjuajtjet me armë duke qëlluar dhjetë herë cakun nga dhjetë tentime.

Por, suksesi i tij nuk ndalet këtu, pasi që ka qenë edhe në TOP 5 ushtarët e 157-shes që kryen shërbimin ushtarak këto ditë, sipas testimeve të bëra aty.

Heung Min Son

Pas kësaj, Son do të kthehet në Londër për t’iu bashkuar ekipit të tij, për të shikuar mundësinë e vazhdimit të stinorit në Premier Ligë, pas pandemisë që kaploi botën.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League