Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - ULPIANA

Me “këmbë të mbarë” në stadium të renovuar, Llapi mposhtë Ulpianën

Foto: FC Llapi

Me “këmbë të mbarë” në stadium të renovuar, Llapi mposhtë Ulpianën


13 February, 2022 @15:30

Në ndeshjen përuruese në stadiumin “Zahir Pajaziti” të renovuar dhe me bari natyral, Llapi ka shënuar fitore ndaj Ulpianës mysafire.

Ndeshjen në fjalë Llapi e mbylli me fitore 2-0 (Alban Shillova 56’, Çlirim Avdulli (AG) 65’).

Trimror Selimi i Ulpianës në mesin e pjesës së parë e kishte një prej rasteve më të mira të ndeshjes për të shënuar gol, por për fatin e keq të tij, ai u tregua i pasaktë para portës vendase. E ky rast i humbur iu revanshua Ulpianës më vonë.

TABELA AKTUALE

Llapi i Tahir Batatinës gjatë pjesës së dytë e gjeti dy herë rrjetën dhe kështu e fitoi këtë përballje.

Fillimisht Alban Shillova me kokë (56’) shënoi për 1-0, e më pas një autogol i Çlirim Avdullit (65’) e vulosi përfundimisht fitoren e Llapit.

Pas fitores së shënuar sot, Llapi i afrohet kreut në 5 pikë, kurse Ulpiana vazhdon ta rrezikojë rikthimin në Ligën e Parë.

Xhiron që vjen, Llapi i shkon Dritës, kurse Ulpiana e pret Malishevën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga