KRESHNIK LUSHTAKU
Më me rëndësi pikët, pastaj kontributi im
6 April, 2016 @20:00
Njeriu që erdhi te Prishtina në mini afatin kalimtar të janarit, Kreshnik Lushtaku, ka qenë njeriu i ndeshjes sot në fitoren e ekipit të tij ndaj Llapit.
Lushtaku ka asistuar dy herë dhe ka shënuar një gol, duke qenë më i dalluari në fitoren e Prishtinës 3-1 ndaj Llapit sot.
“Të them të drejtën më me rëndësi janë 3 pikët për neve si ekip, sesa paraqitja ime personale. Unë jam i lumtur se si ekip kemi marrë veten dhe po fitojmë, e pastaj natyrisht që edhe me kontributin tim në këtë fitore,” ka thënë Lushtaku pas ndeshjes për Borozani.com.
Prishtina sot ka shënuar fitoren e tretë me radhë të stinorit, ndërsa Lushtaku ka shënuar golin e tij të parë në kampionat këtë stinor.