Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KIKA - VUSHTRRIA

Me mendjen te barazhi, Vushtrria mposhtet në Hogosht

Me mendjen te barazhi, Vushtrria mposhtet në Hogosht


14 May, 2022 @18:51

Në ndeshjen e luajtur sot në Hogosht, Kika vendase e mposhti Vushtrrinë.

Ky takim u mbyll me rezultat 3-1 në të mirë të Kikës.

Leotrim Arifi, Art Ramadani dhe një autogol u futën në listën e golashënuesve të Kikës sot, duke ia mundësuar skuadrës së tyre që ta mbyllë sezonin e Ligës së Parë me një trepikësh.

TABELA PËRFUNDIMTARE E LIGËS SË PARË

Kika këtë sezon e mbyllë në vendin e tetë të Grupit B, kurse Vushtrria, që ka përfunduar e dyta në këtë grup, Superligën do ta kërkojë përmes barazhit.  Fillimisht Vushtrria luan ndaj Lirisë më 21 maj, e nëse e fiton atë takim, përballet me vendin e tetë të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë