SIGNAL IDUNA PARK
Me një këmbë në çerekfinale
10 March, 2016 @20:51
Me Tottenhamin që hyri në fushë me skuadrën e dytë, Dortmundi nuk e pati të vështirë të shënonte fitore. Skuadra londineze duket që është tërësisht e koncentruar në titullin e Premier Ligës dhe lojtarët kryesorë të skuadrës sonte u pushuan nga trajneri Pochettino. Këtë e shfrytëzoi shumë mirë Dortmundi, duke e fituar ndeshjen e parë me rezultat 3-0. Kjo i mundëson verdhezinjëve që të shkojnë me një avantazh të konsiderueshëm në Londër javën e ardhshme.
Ndeshja u dominua tërësisht nga vendasit dhe golat e fitores u shënuan nga Aubameyang dhe Reus (2). Ky ishte goli i pestë i Aubameyang në Europa League këtë sezon dhe momentalisht ndodhet 2 gola pas sulmuesit Aduriz, i cili luan për skuadrën spanjolle të Bilbaos, ndërsa Marco Reus ka 4 gola.
Pierre-Emerick Aubameyang Goal HD - Borussia… by goloviliga