Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI 2-1 2 KORRIKU

Me përmbysje Ferizaji ruan lidershipin

Me përmbysje Ferizaji ruan lidershipin


11 March, 2022 @15:54

Drithërima në Ferizaj, derisa 2 Korriku kishte nisur ndeshjen me avantazh. Ende pa u ngrohur mirë lojtarët, një super gol i shënuar nga Shefki Aliti i mysafirëve, ngriu vendasit.

Shumë shpejt ferizajasit morrën kontrollin, por asgjë. Në pushim u shkua me epërsi të mysafirëve, 0-1.

Këndellje pas pushimit për ekipin e Arbnor Morinës, ndërsa Ferizaji gjeti golin me Florim Berishën për barazim, pas disa rasteve më parë të tentuara, për tu theksuar i Sefës, që u prit nga portieri Neziri.

TABELA AKTUALE

Portieri i 2 Korrikut mbrojti edhe disa tentime të vendasve, për tu mposhtur krejt në fund nga Egzon Shabani, që ua vulosi fitoren dhe lidershipin edhe për një xhiro Ferizajit, për t’i përmbysur mysafirët nga Prishtina në përfundimtaren, Ferizaji 2-1 2Korriku [Florim Berisha 66, Egzon Shabani 88 - Shefki Aliti 3].

Kjo ka qenë fitorja e 11 e Ferizajit që i çon ata në 37 pikë, 4 më shumë sesa ndjekësi i parë Vushtrria që ka një ndeshje më pak dhe synim të njëjtë - sigurimin direkt të Superligës.

2 Korriku në anën tjetër me 28 pikë, ende është i treti në renditje, me rrezik të humbjes së kësaj pozite në rast të fitores së kundërshtarëve këtë xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë