Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRMBYSJE E MADHE NË EMIRATES

Me shpirt kampioni, Arsenal përmbys rezultatin në të 97-tën!

Me shpirt kampioni, Arsenal përmbys rezultatin në të 97-tën!


4 March, 2023 @18:38

Reiss Nelson ka shënuar në minutën e shtatë shtesë të ndeshjes, për t’ia dhënë Arsenalit fitoren ndaj befasisë që priste Bournemouth, që kishte shënuar golin ndër më të shpejtit në Premier Ligë.

Në pjesë të dytë, një Arsenal me shpirt kampioni ka bërë gjithcka për të përmbysur epërsinë 0-2 të Bournemouthit dhe për të mos lënë vend për befasi, derisa riktheu epërsinë 5-pikëshe në renditje ndaj ndjekësit të parë, Manchester City.

Philip Billing kishte dhënë golin e dytë më të shpejt në histori të Premier Ligës, kur i dha epërsinë mysafirëve në sekondën e 9.11 të ndeshjes, ndërsa Marco Senesi me kokë kishte bërë ekipin e Gary O’Neilit në avantazh solid, 0-2!

Kaq.

Pas kësaj foli Arsenali, ndërsa ndikimi direkt i Mikel Artetas u vërejt nga të gjithë, kur inkuadroi Ben White dhe Reiss Nelson, derisa pas golit të Thomas Partey për 1-2, dyshja zëvendësuese shënuan për fitore - brenda gjysmëorëshit të fundit të ndeshjes. Për përfundimtaren e madhe, Arsenal 3-2 Bournemouth [[Partey 62, White 70, Nelson 90+7 - Billing 1, Senesi 57]]

Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Premier League