Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI 1-1 PRISHTINA

Me Zhdrellën, Llapi ndal serinë e Prishtinës

Me Zhdrellën, Llapi ndal serinë e Prishtinës


25 June, 2020 @18:49

Seria prej tre fitoreve e Prishtinës ka marrë sot fund, pasi që skuadra e Armend Dallkut nuk ka arritur të përballojë Llapin në Zahir Pajaziti ku barazuan 1-1 [Mentor Zhdrella 50 - Ahmed Januzi 25].

Prishtina mori epërsinë heret në ndeshje me golin e shënuar nga sulmuesi në formë, Ahmed Januzi (25’). Januzi pranoi topin nga Meriton Korenica për t’ia dhënë epërsinë Prishtinës.

Rastet vazhduan, derisa më e mira e pjesës së parë ishte e Qëndrim Zybës kur prej 30 metrave tronditi transverzalen e Giacomo Navas, por topi i dëbuar nga aty s’u fut në rrjet, derisa tentimi i Oto Johnit u ndërpre për shkak të ofsajdit, ku ishte ky i fundit.

TABELA AKTUALE

Me të nisur pjesa e dytë Llapi barazoi. Ka qenë Mentor Zhdrella që me gol të bukur nga gjuajtja e lirë tundi rrjetën e Visar Bekajt për barazim 1-1 (50’).

Llapi mori iniciativën, tentoi edhe disa herë, ndërsa në anën tjetër Prishtina kërkoi golin që s’e gjeti deri në fund për tu pajtuar me barazim në fund.

Me këtë barazim Prishtina mbetet në pozitë të dytë, por tashmë 4 pikë larg Dritës lidere, ndërsa Llapi mbetet i gjashti në renditje.

Në xhiron që vjen, Prishtina pret Feronikelin në shtëpi, ndërsa Llapi i shkon Gjilanit.

Llapi vs Prishtina


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga