S'KA ZYRTARIZIM
Mediat: Panucci te kombëtarja, FSHF: Ju tregojmë më vonë
17 July, 2017 @13:11
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) pas publikimeve të ndryshme nëpër media se ka përzgjedhur selektorin e ri të kombëtares, ka dalë me njoftim publik në Facebook, ku ka bërë të ditur se ende nuk ka zyrtare asgjë.
“Në orët në vijim, do të konfirmohet zyrtarisht zgjedhja e FSHF-së për drejtimin e ekipi kuqezi. Në orët në vazhdim, gjithçka do të bëhet zyrtare,” ka shkruar njoftimi i FSHF-s, botuar pak më parë.
Cristian Panucci, ndihmës i Fabio Capellos, derisa ky ishte trajner i Rusisë, është favoriti më i madh për të marrë drejtimin e Shqipërisë, kanë shkruar mediat tiranase sot, pasi që ka kaluar Luigi de Canion gjatë bisedave me krerët e FSHF-së, duke i bindur ata.