TT ARENA
Meha ndal Galatasarayin
6 February, 2016 @20:41
Alban Meha ka qenë në fushë për 89 minuta sot te ekipi i tij Konyaspor, duke arritur ta ndalë kampionin turk për të mos shënuar gol për herë të parë pas 30 ndeshjeve në Superligë.
Galatasaray ka barazuar pa gola me Konyasporin dhe ka larguar edhe më veten nga dyshja kryesuese Fenerbahçe dhe Besiktas, të cilët si duket do të jenë kandidatët e vetëm për titull kampioni këtë stinor në Superligën turke.
Fenerbahçe nga 20 ndeshje ka 46 pikë, Besiktasi nga 17 ndeshje 41 pikë, kurse Galatasarayi nga 20 ndeshje 34 pikë, sa ka edhe Istabul Basaksehiri i Sokol Cikalleshit. Konya e Mehës është e pesta me një pikë më pak sesa Galatasarayi.