Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FREIBURG

Mehmedi, në ekipin e javës

Mehmedi, në ekipin e javës


22 April, 2014 @13:05

Admir Mehmedi ka arritur të futet në 11-shen më të mirë të javës në Bundesligë në xhiron që shkoi. 

Sulmuesi i Freiburgut dhe i përfaqësueses zvicerane, Mehmedi, me performancën e tij të shkëlqyer ka arritur që të bind tifozë të shumtë të Bundesligën që t’ia japin votën atij para shumë sulmuesve tjerë të njohur. 

Mehmedi 23 vjeç ka shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij në xhiron e posa përfunduar duke ngritur ekipin e tij në tabelë dhe duke e shtuar gjasën për mbijetesë. 

Mehmedi pritet të jetë pjesë e përfaqësueses zvicerane në Kampionatin Botëror Brazili 2014, derisa ka shënuar 11 gola deri më tani në Bundesligë. 

Edhe tre pikë në tre xhirot e mbetura të Bundesligës do të sigurojnë qëndrimin e Freiburgut dhe Mehmedit në ligën elite gjermane edhe për një stinor. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga