Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTERNAZIONALE

Menyja e natës: 3 pikë bolonjeze

Menyja e natës: 3 pikë bolonjeze


12 March, 2016 @22:57

Skuadra e Interit, e mbylli xhiron e 29-të, me një tre pikësh, duke e mposhtur Bolognën, me rezultat 2-1.

Ivan Perisic, arriti të shënojë golin e parë pas 72 minutave, derisa nuk zgjati shumë, skuadra e Mancinit, e shijoi golin e dytë në minutën e 76-të, me italianin Danilo D’Ambrosio.

Goli i vetëm për skuadrën mysafire, erdhi në minutën e 90-të, nga Franco Brienza, por nuk mjaftoi koha për të shpresuar për ndonjë pikë të mundshme.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Interit, derisa në total i kanë 54 pikë të grumbulluara dhe gjenden në pozitën e katërt në tabelë.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A