TORINO 2-4 ATALANTA
Mërgim Vojvoda fillon me asist te Torinoja
26 September, 2020 @17:30
Përkundër se ekipi i tij e nisi me humbje stinorin, duke pasur parasysh se përball kishin Atalantën e fortë, Mërgim Vojovoda në debutimin e tij në Serie A ka nisur me asistim.
Mbrojtësi i Kosovës ka nisur ndeshjen si startues, ndërsa ka asistuar në golin e dytë të skuadrës kur krosoi brenda në zonë për sulmuesin Andrea Belotti që u gjend më së miri në zonë dhe shënoi, ndërsa ndeshja përfundoi 2-4 [Belotti 11, 43 - Gomez 13, Muriel 21, Hateboer 42, De Roon 54].
Vojvoda qëndroi për 90min në fushë nën urdhërat e trajnerit Marco Giampaolo.