SHQIP NË BOTË

Meritan Shabani me kontratë të re në Wolves
18 January, 2021 @18:05
Mesfushori kosovar, Meritan Shabani, ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e tij nga Premier League, Wolverhampton Wanderers.
Marrëveshja e re do ta mbajë futbollistin në klub deri në vitin 2023.
Shabani ishte transferuar në skuadrën angleze nga Bayern Munchen në gusht të vitit 2019 dhe që nga ajo kohë ka qenë pjesë e ekipit U23 te Wolves, derisa në ndeshjet e fundit ka qenë pjesë edhe e ekipit të parë duke qenë në pritje të debutimit.
Për ndryshe, 21 vjeçari më parë ka qenë pjesë e përfaqësueses U20 të Gjermanisë, ndërsa shpesh është përflitur edhe për afrimin e tij në përfaqësuesen e Kosovës.