Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEMIFINALS: BARCELONA - LIVERPOOL

Messi 600, Barcelona ‘një këmbë’ në finale

Messi 600, Barcelona ‘një këmbë’ në finale


1 May, 2019 @23:01

Barcelona ‘me një këmbë’ në finale!

Skuadra katalunase ka arritur që me rezultat 3-0 ta mposhtë Liverpoolin në duelin e parë gjysmëfinal, për t’iu afruar kështu finales së Ligës së Kampionëve.

Edhe pse rezultati nuk është treguesi më i saktë i asaj që u pa në fushë, me Liverpoolin që në fund mori ‘më pak se që meritoi’, fitorja e sontme e Barcelonës me 3 gola epërsi bën që kjo skuadër të udhëtojë në Angli me një epërsi të konsiderueshme.

SKEMA E CHAMPIONS LEAGUE

Epërsia katalunase erdhi përmes sulmuesit Luis Suarez, i cili shënoi ndaj ish-skuadrës së tij pas një asistimi fantastik nga Jordi Alba dhe me këtë gol u mbyll pjesa e parë, 1-0.

Në pjesën e dytë, Liverpooli tregoi paraqitje mjaft të mirë, me rastin më të mirë një shtyllë nga Mo Salah, por për fat të keq të tyre, në momentet kritike të ndeshjes në skenë doli i madhi Leo Messi, i cili fillimisht shënoi një gol të thjeshtë pas një topi të rikthyer nga shtylla, e më pas mjeshtërisht shënoi nga gjuajtja e lirë, gol i cili ishte i 600-ti për të me Barcelonën, për t’ia dhënë skuadrës së tij epërsinë 3 golëshe pas ndeshjes së parë gjysmëfinale.

Për t’u përmendur është fakti që Liverpooli ndeshjen e nisi pa brazilianin Roberto Firmino, një mungesë që ra në sy, si dhe në pjesën e parë nga loja për shkak të lëndimit u largua Keita, kurse për Xherdan Shaqiri n sonte minuta nuk pati.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në ‘Anfield Road’ të martën e ardhshme, më 7 maj.


 
Të gjitha lajmet nga