BARCELONA
Messi: Rreziku ekziston
16 May, 2020 @0:15
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka pranuar se ekziston rrezik për rifillimin e stinorit, por pa të s’ka as si të nis liga.
“Rreziku ekziston çdokund. Posa del nga shtëpia je në rrezik, por duhet të mendojmë sa më pak për atë dhe të mbrohemi mirë e kujdesshëm, përndryshe s’kemi ku të shkojmë më tutje,” ka thënë Messi shkruan Foot Espana sot.
LaLiga ka paraparë rifillimin e stinorit në qershor, ndërsa thuajse të gjitha skuadrat kanë nisur stërvitjet individuale dhe në grupe të vogla sipas rregullave të përcaktuara.