Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - GJILANI

Mevlan Zeka vendimtar, Gjilani fiton në Klinë

Mevlan Zeka vendimtar, Gjilani fiton në Klinë


4 March, 2023 @14:55

Një gol i ka mjaftuar Gjilanit që ta fitojë takimin e luajtur sot ndaj Dukagjinit në Klinë.

Golin Gjilani e gjeti pak para fundit të pjesës së parë. Mevlan Zeka (44’) realizoi për 0-1, i shërbyer nga Baton Zabërgja, dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

TABELA AKTUALE

Përkundër rasteve të shfaqura në pjesën e dytë, asnjëra prej skuadrave nuk e gjeti dot rrjetën dhe goli i Zekës doli të ishte vendimtar për fitoren e mysafirëve, e treta me radhë në ligë për ta.

Kjo fitore bën që Gjilani ta konsolidojë edhe më tepër vendin e tretë, i cili dërgon në gara evropiane, kurse Dukagjini për momentin është i gjashti në renditje.

Xhiron e ardhshme, Dukagjini do të jetë mysafir i Malishevës, kurse Gjilani e pret Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga