GOLASHËNUESI
Milan dhe Inter në kërkim të ekuadorianit
11 July, 2014 @14:39
Golashënuesi i trefishtë i Ekuadorit në Kampionat Botëror, Enner Valencia, është vënë në shënjestër të ekipeve nga qyteti i modës, Milano.
Inter dhe Milan janë të interesuara për shërbimet e 24 vjeçarit ekuadorian që kishte paraqitje tejet të mira për vendin e tij në “Brazili 2014”.
Ai është aktualisht lojtar i Pachucas në elitën meksikane, por The Times, raporton sot se Milan është duke marrë iniciativën për të transferuar këtë lojtar.
Derisa për Milanin dhe Interin, nuk bëhet e ditur a kanë ofertuar për Valencian, ekipi anglez i Londrës, West Ham United, thuhet të ketë ofruar 15 milionë euro dëmshpërblim për personin në fjalë.