VALDET RAMA
Rama ndahet me Valladolidin
11 July, 2014 @14:36
Valdet Rama ka shkëputur kontratën e tij me skuadrën spanjolle, Real Valladolid.
Mesfushori kuqezi i kombëtares shqiptare ka mbetur lojtar i lirë pasi e ndërpreu me marrëveshje të dyanshme kontratën që kishte afat deri në qershor të vitit 2015.
Rama në Valladolid ishte transferuar në janar të vitit 2013 nga Orebro, ndërsa në stinorin e fundit ka pasur 26 paraqitje dhe një gol në La Liga, megjithëse kontributi i tij mbeti i pamjaftueshëm që skuadra e tij të mbijetoj në La Liga.
Për 26 vjeçarin interesim kanë shprehur dy skuadra të tjera që do të performojnë në La Liga në stinorin e ri, Deportivo La Coruna dhe Eibar.