BESA
Tjetër bombë nga Besa
11 July, 2014 @12:41
Skuadra më e zëshme në tregun e transferimeve në Kosovë, Besa, ka realizuar edhe një tjetër transfer bombastik.
Drejtuesit e klubit pejan kanë siguruar shërbimet e futbollistit të Prishtinës, Kastriot Rexha, bëhet e ditur nga faqja zyrtare e klubit në Facebook.
Rexha para Prishtinës ka luajtur edhe në skuadra të ndryshme si Trepça ‘89, KEK-u, Vllaznia e Shkodrës etj.
Sulmuesi 26 vjeçar është transferimi i radhës pasi pejanët më parë ishin përforcuar me lojtarë të rëndësishëm si Dukagjin Gashi, Premton Muja, Nikollë Dushi dhe Fatih Karahoda, duke u konfirmuar si njëra prej favoriteve kryesore në luftë për titull.