PAJTIM KASAMI
“Jam shqiptar dhe do të vdes si shqiptar”
11 July, 2014 @12:00
Futbollisti i talentuar i cili u transferua nga Fulhami te Olympiakosi, Pajtim Kasami, ka konfirmuar veten si një shqiptar me prejardhje nga një familje patriotike.
“Jam prej një familje patriote, kam gjakun shqiptar, kam lindur shqiptar dhe do të vdes shqiptar,” ka shkruar Kasami në faqe zyrtare të tij në Facebook.
Kjo deklaratë e 22 vjeçarit erdhi vetëm dy ditë pasi u zyrtarizua transferimi i tij te kampioni aktual i Greqisë.
Kasami, i cili herëpasherë është edhe reprezentues i përfaqësueses “A” të Zvicrës, ka prejardhje nga qyteti i Strugës.