PA GOL SI MYSAFIR
Eliminohet edhe Shkëndija
10 July, 2014 @22:42
Skuadra tetovare, Shkëndija, që ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e parë ndaj ekipit molldav në Shkup, është eliminuar nga Europa League.
Shkëndija nuk ka ndezur fare në Molldavi, ku iu desht vetëm një gol për të siguruar vazhdimet, pasi që ra në disavantazh 2-0 nga Zimbru.
Jean Amani dhe Alexandr Pascenko kanë shënuar në fillim dhe në fund të ndeshjes për molldavët - për t’i siguruar ekipit të tyre kualifikimin në raundin e dytë të Europa League.
Për Shkëndijën në këtë ndeshje nuk udhëtoi fare sulmuesi kosovar, Astrit Fazliu, të cilit nuk iu dha viza nga vendi që nuk e ka njohur Kosovën.