BEKIM BALAJ
Bekim Balaj në Slavia Praga
11 July, 2014 @12:26
Bekim Balaj në stinorin e ri do të luaj për skuadrën Slavia Praga nga Republika e Çekisë.
Sulmuesi 23 vjeçar i cili së fundi ka qenë pjesë e ekipit kampion të kampionatit çek, Sparta Praga, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me rivalin lokal, në mundësi të zgjatjes edhe për një vjet.
Futbollisti shqiptar në stinorin e fundit ka qenë i huazuar te ekipi polak, Jagiellonia Bialystok, me të cilin ka realizuar nëntë gola në gjithsej 37 paraqitje.