COPPA
Milan nxirret në fund
13 January, 2015 @22:54
Milan ka arritur që me golin e holandezit Nigel De Jong, 5 minuta pa përfunduar takimi të sigurojë xhiron e ardhshme të Kupës së Italisë, duke e mposhtur Sassuolon 2-1 në fund.
Rossonerët morrën epërsinë në pjesë të parë përmes një goli të shënuar nga Giampaolo Pazzini, derisa Nicola Sansone barazoi nga penalltia gjysmë ore pa përfunduar ndeshja.
Me këtë fitore ekipi i Pippo Inzaghit ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Italisë, derisa aty do të pret fituesin e ndeshjes, Torino-Lazio.
Drejtuesit e Milanit, thuhet të jenë të interesuar të avancojnë sa më shumë në Coppa Italia, për shkak se e shohin si rrugë më të kapshme për të siguruar dalje në Europë stinorin që vjen, kanë njoftuar komentatorët e ndeshjes së sotme nga beIN Sports.