SHQIP NË BOTË
Milot Rashica, mbret i asistimeve te Vitesse
21 December, 2016 @13:57
Me pesë asistime të realizuara, Milot Rashica e ka përmbyllur sezonin vjeshtor të ligës holandeze si asistuesi më i mirë i skuadrës së Vitesses.
“Milot Rashica është mbret i asistimeve për pjesën e parë të sezonit 2016/2017. Ai do të shkojë në pushim dimëror me 5 asistime të realizuara”, citon Koha Ditore shkrimin e holandezes geldenlander.nl ditën e martë.
Me Rashicën që ka 5 asistime deri më tani, vendi i parë i asistuesve në Eredivisie mbahet nga Jens Tootnstra i Feyenoordit, i cili ka plot 7.
Përveç 5 asistimeve, anësori i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar edhe 2 gola deri më tani.