ZYRTARE
Realit i ‘zbutet’ dënimi për transferime
21 December, 2016 @9:36
Përmes një konfirmimi zyrtar, Gjykata Arbitrazhe Sportive ka vendosur që Real Madridit t’i zbutet dënimi sa i përket transferimeve.
Reali ishte dënuar që të mos i lejohen transferimet në dy afatet kalimare të vitit 2017, atij të janarit dhe të verës, ndërsa dje ky dënim u zbut, me Realin që tashmë është i lejuar të transferojë gjatë verës. Pra, madrilenët janë të ‘bllokuar’ në treg vetëm janarin e ardhshëm, ndërsa mund ta vazhdojnë merkaton që nga 1 qershori 2017.