KOMBËTARJA
Shqipëria ndahet me Tramezzanin
20 December, 2016 @16:36
Trajneri italian, Paolo Tramezzani, i cili deri më tani kryente punën e ndihmësit të përzgjedhësit Gianni De Biasi në kombëtaren shqiptare, prej sot nuk do ta ketë këtë post.
Në një njoftim të publikuar sot nga Federata Shqiptare e Futbollit, bëhet e ditur se është shkëputur kontrata me Tramezzanin, pa dhënë arsyet e ndërprerjes së bashkëpunimit.
Më tej, FSHF e ka falenderuar teknikun italian për punën e kryer deri më tani dhe i ka uruar atij suksese në vijim të karrierës.
Tramezzani përveçse ishte ndihmës i De Biasit, kryente edhe punën e drejtorit teknik në kombëtaret e moshave.