SHQIP NË BOTË
Rrahmani shënon në fitoren e Lokomotivës
18 December, 2016 @20:50
Në fitoren që skuadra e Lokomotivës së Zagrebit e shënoi sot ndaj Splitit me rezultat 3-0, njëri nga golat e fitores u shënua nga Amir Rrahmani, anëtari i Përfaqësueses së Kosovës.
Rrahmani në këtë takim luajti për 90 minuta, ndërsa Eros Grezda, gjakovari që luan për Kombëtaren e Shqipërisë, ishte titulluar gjithashtu dhe luajti për 83 minuta.
Pas 20 ndeshjeve, Lokomotiva ndodhet në mesin e tabelës në Superligën kroate me 20 pikë të tubuara.