PORTIERI I KOMBËTARES
Suspendohet dhe gjobitet Etrit Berisha
19 December, 2016 @15:04
Portieri numër një i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është gjobitur dhe suspenduar nga FIFA për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen Shqipëri - Izrael.
Etrit Berisha kishte goditur me kokë sulmuesin izraelit, derisa kuqezinjtë ishin mposhtur në këtë ndeshje, 0-3.
Berisha, që mbron ngjyrat e Atalantas në Serie A, do të duhet të paguajë gjobë prej 5 mijë frangave zvicerane dhe nuk do të mund të jetë në shërbim të shqiponjave në ndeshje ndaj Italisë dhe Izraelit.
Kthimi i tij pritet të bëhet në shtator të vitit 2017 kur kuqezinjtë presin Lihtenshtajnin në shtëpi.