SPORT BILD
Milot Rashica në radar të Liverpoolit
6 May, 2020 @23:57
Largimi i Milot Rashicës nga Werder Bremeni këtë verë po shihet si punë e kryer, njofton Sport Bild sot.
Sidoqoftë dilema e ëerderit mbetet te shuma që do të pagohet për futbollistin në formë të Kosovës.
Në klauzolën e Rashicës me Werderin është shifra prej 38 milionë eurove. Mirëpo, në rast se ekipi nga Wesser Stadion bie nga Bundesliga kjo shumë do të ulet në 15 milionë euro!
Por, në përgjigjen e dhënë Sport Bildit shefi i Werderit Frank Buaumann është dukur tejet i relaksuar.
“S’besoj që do të ndodh diçka e papritur dhe e shpejtë. E dimë se ka shumë klube të interesuara, por në tavolinë s’kemi asnjë ofertë konkrete. Jemi rehat sa i përket kësaj,” ka thënë ai.
Përveç ekipit që garon në Champions League, Leipzig, për Rashicën kanë shprehur interesim edhe klube të Premier Ligës në mes të cilëve edhe Liverpooli bën të ditur gazeta.