Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRI - ANGLI

Ministria e lë pa përgjigje FShF-në për zhvillimin e ndeshjes me shikues ndaj Anglisë

Ministria e lë pa përgjigje FShF-në për zhvillimin e ndeshjes me shikues ndaj Anglisë


16 March, 2021 @20:53

Federata Shqiptare e Futbollit po tenton ta zhvillojë ndeshjen me Anglinë në praninë e shikuesve.

Takimi që do të zhvillohet më 28 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, është i pari që do të zhvillohet në shtëpinë e kuqezinjve në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Në një njoftim paraprak të kryetarit të FShF-së, Armand Duka, ishte thënë se është bërë kërkesë zyrtare për zhvillimin e ndeshjes në praninë e 30% të shikuesve në stadium.

Ndërsa sipas lajmit të Panorma Sport të publikuar të martën, kërkesa është bërë zyrtarisht me një letër drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit të Ekspertëve pranë saj, ku për dijeni është vendosur edhe kryeministri Edi Rama.

Mirëpo, instancat shtetërore ende nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje në FShF.

Në FSHF kanë garantuar se jo vetëm stadiumi i plotëson kushtet për të garantuar zbatimin e protokolleve të sigurisë, por edhe vetë institucioni zotohet të bëjë maksimumin për të siguruar zbatimin e çdo mase strikte.

Ndryshe nga Federata Shqiptare, në Federatën e Futbollit të Kosovës tashmë është hequr dorë për mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve të marsit me shikues, ndërsa këtë gjë së fundi e bëri të ditur edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria