Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKODËR

Mirel Josa rikthehet në Shkodër, zyrtarizohet te Vllaznia

Mirel Josa rikthehet në Shkodër, zyrtarizohet te Vllaznia


16 May, 2022 @14:39

Njëri ndër trajnerët më me përvojë të kampionatit shqiptar në futboll, që ka bërë karrierë edhe në Superligë të Kosovës, Mirel Josa, është rikthyer te Vllaznia e Shkodrës.

Ekipi, pasi që ka bërë të ditur ardhjen e tij dje, sot Josa ka mbajtur edhe konferencën e parë për shtyp si trajner i Vllaznisë.

Kjo është hera e tretë që tiranasi 58-vjeçar merr drejtimin e njërit ndër klubet më të lavdishme të futbollit shqiptar. Së fundi, Josa ka qenë trajner i Laçit.

Ndërsa Mirel Josa kishte drejtuar së pari Vllazninë nga nëntori i vitit 2006 deri më 8 mars 2008.

Ndërsa periudha e tij e dytë aty kishte kaluar prej 26 tetor 2010 deri më 25 tetor 2011.

“Më duket vetja sikur kam ikur shumë pak kohë më parë nga Shkodra. Kam marrë këtë skuadër pak me ndrojtje në 2016. Kjo është hera e tretë dhe sa herë kam punuar me skuadra të tilla, kam ndjerë një farë ngrohtësie nga populli shkodran. Edhe 3 ndeshje mbaron kampionati. Mu duk e çuditshme të merrja skuadër në këtë momente. Por erdha me dëshirë të madhe këtu. Në momentin që biseduam me presidentin ishim në një linjë për sa i përket skuadrës për sezonin e ardhshëm. Kjo epokë s’ka mbaruar akoma, mbaron me datë 31. Kam enë dhe trajner te Laçi. Një skuadër që më ka pëlqyer, por është një skuadër me pikësynimet e veta.” - ka thënë ndër të tjera Josa në konferenë për shtyp sot gjatë prezantimit të tij.

Kujtojmë, Superiorja shqiptare nuk ka përfunduar ende, ndërsa Vllaznia pas stinorit të kaluar tepër të mirë nën drejtimin e gjermanit Thomas Brdaric, nuk kaloi mirë këtë stinor, kur edhe ia ndërprenë kontratën Brdaricit, ndërsa përkohësisht ekipin e drejtonte ndihmësi, Elvis Plori, prej marsit deri në maj.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore