NDESHJET E SHTATORIT
Mirret vendimi! Ekipet e Premier Ligë nuk lirojnë lojtarët
24 August, 2021 @19:45
Të gjithë futbollistët e kombëtareve përkatëse nuk do të mund t’i bashkohen vendeve të tyre përgjatë muajit shtator.
Ky është vendimi i fundit i marrë nga ekipet e Premier League, për të gjitha shtetet që janë në listën e kuqe të Britanisë së Madhe me pandeminë COVID-19.
Deri tash sipas BBC Sport, janë 26 shtete në listë të kuqe të vendosura nga Britania e Madhe.
Aktualisht Kosova dhe Shqipëria nuk janë në listë të kuqe të shteteve nga Britania e Madhe dhe nëse nuk ndërron asgjë deri në fund të këtij muaji, si Milot Rashica ashtu edhe Armando Broja do të mund t’i bashkohen kombëtareve përkatëse.