FERONIKELI - ULPIANA

Mjafton goli i Lekut, Nikli fiton
3 October, 2021 @17:11
Një gol i ka mjaftuar skuadrës së Feronikelit që ta mbyllë me fitore ndeshjen e sotme ndaj Ulpianës, 1-0 (Drilon Leku 25’) pas 90 minutave lojë.
Goli i vetëm u shënua nga vendasit. Ishte Drilon Leku ai që në minutën e 25’ shënoi për 1-0, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e mbetur të ndeshjes, më gola nuk pati dhe kështu Nikli arriti që ta mbyllë duelin me fitore minimale falë golit të shënuar në pjesën e parë.
Me këtë trepikësh, Nikli në pushimin e kombëtareve shkon në vendin e shtatë, kurse Ulpiana ndodhet dy pozita më poshtë.