Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - TREPÇA '89

Mjafton Haxhimusa, kampioni rendit fitoret

FOTO / Drita

Mjafton Haxhimusa, kampioni rendit fitoret


14 October, 2020 @15:53

Vjen fitorja e tretë e Dritës në po aq takime të zhvilluara këtë sezon në Superligë.

Edhe pse pa praninë e tifogrupit të saj “Intelektualët”, pasi që ndeshjet në Kosovë ende po zhvillohen pa shikues për shkak të pandemisë së famshme globale, Drita arriti ta mbyllë me 3 pikë të fituara përballjen e sotme ndaj Trepçës ‘89. Pas 90 minutave lojë, rezultati mes skuadrave ishte 1-0 (Betim Haxhimusa 59’).

Kjo ndeshje, që nuk ishte zhvilluar me kohë për shkak të angazhimeve të Dritës në garat evropiane, ishte e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

TABELA AKTUALE

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, Drita fitoren e arriti në pjesën e dytë.

Përmes një aksioni fantastik të ndërtuar nga Astrit Fazliu e Kastriot Rexha, topin në rrjetë e dërgoi Betim Haxhimusa (59’), gol me të cilin skuadra kampione në fuqi e Kosovës arriti t’i arkëtojë pikët e plota sot.

Me Dritën që ka 9 pikë nga 3 takime (ende 2 ndeshje më pak të luajtura), Trepça ‘89 momentalisht ka 6 pikë pas 5 ndeshjeve.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga