Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CADIZ - BARCELONA

Mjerimi vazhdon! S’ka fitore as ndaj Cadizit

Mjerimi vazhdon! S’ka fitore as ndaj Cadizit


23 September, 2021 @23:46

Barcelona ka vazhduar agoninë e saj në periudhën post-Messi dhe zbehtësia ka ecur njëjtë sikurse në përballjen e shkuar ndaj Granadës edhe sonte ndaj Cadizit.

Katalonasit nuk kanë arritur të bëjnë asgjë më shumë sesa një barazim pa gola ndaj skuadrës vendase në Nuevo Mirandilla sonte, duke përfunduar ndeshjen me 0-0.

Gjithashtu, njëri ndër lojtarët e vetëm që ia vlen të përmendet te Barcelona, Frenkie de Jong, u përjashtua nga ndeshja pas dy kartonëve të verdhë të pranuara brenda katër minutave lojë (61 dhe 65) për të mbetur skuadra në 25 minutëshin e fundit me disavantazh numerik të lojtarëve në fushë.

Cadiz në anën tjetër, shtyu gjithçka për të arritur te fitorja senzacionale në fund, por s’e deshi.

Tash, në katër ndeshjet e fundit të LaLigas, Barcelona ka tre barazime dhe një fitore. Katalonasit janë të shtatit në renditje me vetëm nëntë pikë nga pesë ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga