Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL

Momenti historik i pritur për 3 dekada

Foto: Liverpool/fb

Momenti historik i pritur për 3 dekada


22 July, 2020 @23:55

Liverpool përfundimisht ka ngritur trofeun e kampionit të Premier Leagues sonte, pas fitores ndaj Chelseat 5-3.

Ekipi nga Anfield Road, që nën drejtimin e Jurgen Kloppit ka kaluar një sezon fantastik, ka arritur që të shpallet kampion javë më parë, ndërsa sonte ishte paraparë që ekipit t’i dorëzohet edhe trofeu - që secili tifoz i ekipit e priste me mall.

Liverpool, për herë të fundit kishte fituar titullin e kampionit në Angli në vitin 1990, para se kampionati elit i futbollit anglez të emërohej Premier League.

Pas 3 dekadash pritje dhe shumë gjeneratave të lojtarëve të kaluara, kapiteni Jordan Henderson ngriti trofeun e vlefshëm sonte, të fituar në ligën më të fuqishme të futbollit në botë


 
Të gjitha lajmet nga Premier League