DEKLAROHET MONTELLA

Montella: S’i njoh, por do të mësoj për ta
4 August, 2017 @14:45
Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka komentuar rivalin e radhës në Europa League për ekipin e tij, Shkëndijën.
Ai ka thënë se rivali i radhës është i panjohur për te, por shpejt do të mësoj për ekipin tetovar.
”Çka të them? Sinçerisht, nuk di asgjë më shumë për ata. Mirëpo, ka kohë për t’i studiuar dhe të mësojmë të gjitha. Ajo që është më e rëndësishme është të organizojmë mirë udhëtimin. Të shohim si do të luajmë ne, e pas asaj lojën e kundërshtarit dhe taktikën e tyre,” është cituar të ketë thënë Montella nga mediat e Shkupit sot.
Shkëndija, që eliminoi tre skuadra për të arritur në Play-Off të Europa Ligës, ka fituar kundërshtarin më të famshëm të mundshëm në këtë short, Milanin e këndellur.
Ndeshja e parë zhvillohet në Milano më 17 gusht.