Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR MORINA

Morina me kritika ndaj atyre që e lanë Arbërinë pa stadium

Morina me kritika ndaj atyre që e lanë Arbërinë pa stadium


3 April, 2021 @17:47

Pas ndeshjes së sotme kundër Dritës, trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, pati disa fjalë edhe për faktin që skuadra e tij nuk ka stadium të vetin dhe ndeshjet si vendas po i luan në stadiume të qyteteve të tjera.

Sot Arbëria luajti si vendas në Podujevë, ku u mposhtë nga Drita me rezultat 1-3.

RAPORTI I NDESHJES

“Së pari ky stadiumi se a është i përkohshëm a i përhershëm për neve na është bërë rrafsh. Ne jemi mysafir prej fillimit. Me siguri që dikujt i dhemb koka për këtë, por atij që i dhemb koka nuk është në klub”, tha Morina duke mos dashur të përmend emrin e personit se kujt ia drejton këto fjalë, derisa më pas foli edhe për rrjedhën e lojës:

“Sa i përket pjesës tjetër, me ato forca që i patëm u munduam të kombinojmë ekipin dhe kjo shkoi deri diku mirë. Mirëpo kualiteti i theksuar i Dritës dhe loja më e mirë e tyre në kombinatorikë, sidomos në mesfushë, na penalizoi. Morëm golin e parë shumë të lehtë, i dyti po ashtu i lehtë, por duhet thënë që me këtë fat që kemi pasur sot për shkak të dënimeve dhe lëndimeve, nuk kemi mundur të bëjmë më shumë kundër një Drite shumë të fortë”.

Kjo humbje e Arbërisë e ka vështirësuar punët e ekipit në luftën për ekzistencë, pasi që tani gjendet në pozitën e parafundit me 3 pikë më pak se Drenica që gjendet në një pozitë më lartë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga