LIVERPOOL 0-1 CHELSEA

Foto: premierleague.com
Mount çon Chelsean në TOP4, kampioni as në zonën EuropaLeague
4 March, 2021 @23:09
Kampioni aktual i Premier Ligës, Liverpool, i është kthyer humbjeve shpejt. Ekipi i Jurgen Kloppit është mposhtur në shtëpi nga Chelsea me rezultat minimal 0-1 [Mason Mount 42] për të mbetur larg kreut të tabelës.
Chelsea ka shënuar edhe një gol tjetër me gjermanin Timo Werner, por VAR-i e anuloi atë, derisa u ngjallën kritika të mëtutjeshme për këtë sistem.
Liverpool kishte treshen standarde në sulm, Salah-Firmino-Mane, por s’ndezën sonte. Tash Liverpool po rrezikon edhe sigurimin e një vendi në TOP 4, pasi që Chelsea me fitoren e sontme është futur aty.
Të kuqtë e Anfieldit kanë rënë në pozitën e shtatë aktualisht. Në anën tjetër, Chelsea me trajnerin e ri Thomas Tuchel ka ngritur serinë e ndeshjeve pa humbje në 10 sosh.